TURQI – ZV/KRYEMINISTRIT PRET NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E PROTESTUESVE

Zëvendëkryeministri Bylent Arënç sot në orën 11:00 do të presë në takim në Kryeministri anëtarët e Platformës së Taksimit, një formacion i krijuar pas fillimit të protestave për të penguar prerjen e drurëve në parkun Gezi afër sheshit Taksim në Stamboll.

Turqi – Zv/kryeministrit pret në takim përfaqësuesit e protestuesve
Postuar më 05.06.2013 06:35:14 UTC
Përditësuar më 05.06.2013 06:35:14 UTC

Drejtuesit e shtetit turk janë duke ndjekur nga afër tensionin që ka lindur për shkak të protestave në parkun “Gezi”.

Zëvendëkryeministri Bylent Arënç në deklaratën që bëri dje pas takimit me Presidentin Abdullah Gyl kishte thënë se do të bisedonte me palët për çështjen.

Takimin e parë Arënç e realizoi me deputetin e partisë BDP, Sureja Onder, kurse sot në orën 11:00 do të presë në takim pjesëtarët e Platformës së Taksimit.